Kryediplomati amerikan nis turneun evropian, do t’i vizitojë shtetet e NATO-s që kufizohen me Rusinë

Prishtinë | 03 Mar 2022 | 17:38 | Nga Ekonomia Online

Shefi i diplomacisë amerikane, Antony Blinken, ka nisur turneun e tij në Evropë në kohën e agresionin rus mbi Ukrainën.

Sekretari Blinken do t’i vizitojë shtetet lindore anëtare të NATO-s që kufizohen me Rusinë.

“Unë nisem sot për t’u takuar me aleatët evropianë dhe partnerët në Belgjikë, Poloni, Moldavi, Lituani, Letoni dhe Estoni për të nënvizuar solidaritetin dhe vendosmërinë tonë për t’i mbajtur qeveritë ruse dhe bjelloruse përgjegjëse për luftën e tyre brutale kundër Ukrainës”, ka thënë Blinken.

Të ngjashme