Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias tha se Athina mbështet dialogun Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e BE-së.
Ai u bëri thirrje të gjitha palëve për “ qasje konstruktive në raundet e ardhshme të bisedimeve”, raporton Tanjug.
Këto komente shefi i diplomacisë greke i bëri pas takimit me ministrin e jashtëm serb, Nikola Selakoviq në Athinë ku mes tjerash deklaroi se Greqia do të vazhdojë të mbështesë rrugën evropiane të Serbisë, e cila sipas tij i përket familjes evropiane