Ekonomia Online
FUNDIT

Kryediplomati grek pas vizitës në Kosovë flet me Lajçakun

Kryediplomati grek pas vizitës në Kosovë flet me Lajçakun

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, ka biseduar përmes telefonit me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Dendias nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter”, ka treguar për vizitën e fundit që të dielën e kishte në Prishtinë. “Kam zhvilluar një bisedë telefonike sot me Miroslav Lajçakun dhe e […]

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, ka biseduar përmes telefonit me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Dendias nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter”, ka treguar për vizitën e fundit që të dielën e kishte në Prishtinë.

“Kam zhvilluar një bisedë telefonike sot me Miroslav Lajçakun dhe e informova për vizitën time të fundit në #Prishtinë. Diskutim në kohë për zhvillimet e fundit në lidhje me dialogun Beograd – Prishtinë”, ka shkruar ai.

I held a telephone conversation today with the #EUSR, @MiroslavLajcak and briefed him on my recent visit to #Pristina. Timely discussion on the latest developments regarding the Belgrade – Pristina Dialogue. pic.twitter.com/TxHdG8aoWF

— Nikos Dendias (@NikosDendias) March 13, 2023

Të ngjashme