Kryediplomati italian shkon në Kuvend, pritet nga Konjufca dhe Hamza

Prishtinë | 22 Qer 2021 | 17:10 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bashkë me nënkryetar e Kuvendit, Bedri Hamzën ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Luigi Di Maio, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Jashtëm, Luigi Di Maio, e uroi kryekuvendarin Konjufca për detyrën e re në krye të institucionit më të lartë përfaqësues dhe për konstituimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit. Njëherësh z.Di Maio rikonfirmoi gatishmërinë e shtetit italian për forcimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve, si dhe mbështetjen ndaj Kosovës për liberalizimit të vizave dhe në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, duke u shprehur se Italia është e bindur që Kosova do të jetë në Evropë dhe liberalizimi i vizave do të ndodhë sa më shpejt.

Krykuvendari Konjufca, pasi falënderoi shefin i diplomacisë italiane për ndihmën që Italia, si vend mik, ia ka ofruar Kosovës në periudhat më të vështira të saj, u shpreh se Italia kishte dhe vazhdon të ketë rol domethënës në rimëkëmbjen, zhvillimin dhe perspektivën evropiane të vendit tonë. Duke veçuar integrimin evropian dhe në NATO si prioritete strategjike të Republikës së Kosovës, z.Konjufca tha se mbetemi të përkushtuar që marrëdhëniet bilaterale t’i thellojmë dhe avancojmë edhe më tej.

Në takim, ndër të tjera, u diskutua edhe për dialogun me Serbinë, me ç‘rast ministri italian theksoi se pjesë e këtij dialogu asnjëherë nuk mund të jetë pavarësia e Kosovës dhe se rezultat përfundimtar i këtij dialogu duhet të jetë njohja reciproke. 

Ministri Di Maio sot ka filluar viztën e tij zyrtare në Kosovë, ku fillimisht është pritur nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Në prani të dy kryediplomatëve, Ministri i Financave Hekuran Murati dhe Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando në praninë e ministrave të jashtëm të dy shteteve kanë nënshkruar marrëveshje për eliminimin e tatimit të dyfishtë në të ardhura.

No description available.
No description available.

Të ngjashme