Kryediplomati izraelit i shkruan OKB-së: Sulmet ndaj Iranit janë mjeti i fundit

Prishtinë | 18 Qer 2025 | 14:15 | Nga Ekonomia Online

Ministri i jashtëm i Izraelit Gideon Sa’ar ka postuar një letër në X që ai thotë se ia ka dërguar kreut të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres.

Në të, ai shpjegon arsyetimin e Izraelit për nisjen e sulmeve kundër Iranit javën e kaluar.

Ai pretendon se vendit nuk iu dha zgjidhje pas “dekadave” të “akteve klandestine armiqësore” të Teheranit dhe kërcënimeve nga udhëheqësit e tij për “asgjësimin” e Izraelit, raporton BBC.

“Nuk është thjesht retorikë. Irani ka një plan strategjik për të eliminuar Izraelin, i cili përfshin plane dhe veprime konkrete për të arritur këtë qëllim”, shkruan Sa’ar.

Ai gjithashtu thotë se Izraeli goditi për herë të parë në atë që ishte “dritarja e tij e fundit e mundësisë” për të vepruar për të penguar një sulm të ardhshëm iranian.

Të ngjashme