Kryediplomati kosovar e imiton Ramën

Prishtinë | 24 Kor 2017 | 14:48 | Nga

Nuk e di nëse kanë harruar politikanët se në takime zyrtare duhet t’i përmbahen kodit të veshmbathjes, por politikanët shqiptarë, si duket e kanë bërë trend që në takime zyrtare të vishen dosido, madje me atlete, kostum e me kollare, një stil  ky i pazakontë për një politikan apo edhe zyrtarë qeveritar, transmeton Kosovapost.

Këtë “trend”, të shkosh me atlete në takime zyrtare kohë më parë e praktikoi  kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili stil është përfolur e kritikuar kurse në Kosovëpo e trason ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxha,

Nuk do të kishim komentuar më gjatë nëse është një trend i përshtatshëm për zyrtarë të lartë shtetëror kjo e mbathjeve sportive në takime zyrtare. Gjykojeni vetë!.

Po ju sjellim disa foto të Ministrit Hoxha, gjegjësisht nënkryetari i të Kryesisë së PDK Enver Hoxhaj, në takimin konsultativ të Partive politike me presidentin Hashim Thaçi i veshur me “stil”, kostum, kollare e atlete.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme