Ministri i Jashtëm pakistanez, Ishaq Dar, mbërriti në Uashington të premten për bisedime me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, të cilat pritet të përfshijnë zhvillimet e fundit në negociatat për përfundimin e luftës me Iranin.
Një raund i parë i bisedimeve për paqe në Pakistan përfundoi pa një pakt, por Reuters citoi burime të cilat thanë të enjten se Teherani dhe Uashingtoni kishin arritur një marrëveshje fillestare, për të zgjatur një armëpushim të shpallur në prill dhe për të hequr kufizimet për transportin detar përmes Ngushticës së Hormuzit, raporton Reuters.
Megjithatë, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ende nuk e ka miratuar marrëveshjen dhe agjencia e lajmeve Tasnim e Iranit përsëriti të premten se ajo nuk ishte finalizuar, duke thënë se kishte pësuar ndryshime në ditët e fundit.
Ndërsa Dari është gjithashtu zëvendëskryeministër, përpjekja e Pakistanit për të ndërmjetësuar përfundimin e konfliktit me Iranin, i cili ka vrarë mijëra njerëz dhe ka shkaktuar probleme ekonomike globale duke rritur çmimet e energjisë, është udhëhequr nga shefi i ushtrisë, Feldmarshal Asim Munir.