Pas dorëzimit të kërkesës zyrtarisht nga Kosova për anëtarësim në Këshill të Europës, kryediplomati shqiptar, Ditmir Bushati, i është gëzuar mbështetjes së parezervë të Gjermanisë për Kosovën në këtë proces. Ai ka shpërndarë fjalët e emisarit gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, i cili tha se Kosova është zemra e Europës dhe i përket Këshillit […]
Kryediplomati shqiptar i gëzohet mbështetjes së Gjermanisë për anëtarësimin e Kosovës në KE

Pas dorëzimit të kërkesës zyrtarisht nga Kosova për anëtarësim në Këshill të Europës, kryediplomati shqiptar, Ditmir Bushati, i është gëzuar mbështetjes së parezervë të Gjermanisë për Kosovën në këtë proces.
Ai ka shpërndarë fjalët e emisarit gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, i cili tha se Kosova është zemra e Europës dhe i përket Këshillit të Europës, duke shkruar se nga anëtarësimi i Kosovës në KE përfitojnë të gjithë qytetarët e saj, si dhe në veçanti minoritetet.
“Mbështetje pa mëdyshje e Gjermanisë për aplikimin e Kosovës. Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Europës do të sigurojë zbatim më të mirë të ligjit për të drejtat e njeriut dhe juridiksionin e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Prandaj, do të forcojë mbrojtjen e pakicave”, ka shkruar Bushati.
Unequivocal support of ?? in relation to ?? bid in the @coe. Membership of ?? in the @coe will ensure a better application of human rights law and jurisdiction of the European Court of Human Rights. Hence, it will strengthen the protection of minorities. https://t.co/Lvg9sCpiGj
— Ditmir Bushati (@ditmirbushati) May 14, 2022











