Kryediplomatja belge: Mirëpresim përparimin në raportet Kosovë-Serbi

Prishtinë | 29 Mar 2023 | 19:15 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, është takuar me homologen e saj nga Belgjika, Hadja Lahbib.

Temë e takimit ndër të tjera ishte edhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo e fundit e ka mirëpritur përparimin në raportet mes dyja vendeve.

Lahbib tha se dialogu duhet të vazhdojë.

“Bisedë shumë e mirë me homologen time nga Kosova për bashkëpunimin tonë dhe perspektivën evropian të këtij vendi. Belgjika mirëpret përparimin drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe bën thirrje për dialog të mëtejshëm”, tha Lahbib.

Të ngjashme