Ali Sefaj, udhëheqës i Këshillit Grevist të Shërbyesve Civilë, ka deklaruar se ndalja e pagave me opinion ligjor dhe pa vendim dhe pa të drejtë ankese përben bazë të mjaftueshme për kallëzim penal dhe për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Kështu u shpreh ai me anë të një statusi në Facebookun e tij, raporton Paparaci.
Madje, Sefaj ka paralajmëruar ministrin e Financave, Hekuran Murati duke i thënë se do të shihen në gjykatë.
Po ashtu, ai e ka quajtur kontabilist shefin e kuletës kosovare.
“Kontabilist, shihemi në gjykatë”, shkroi Sefaj.