Kryeinfermierja në Podujevë ankohet se Bulliqi po i bën presion të largohet nga vendi i punës

Prishtinë | 16 Dhj 2020 | 11:32 | Nga Ekonomia Online

Kryeinfermierja në Podujevë, Ganimete Haxhiu ka thënë se pushteti aktual i Shpejtim Bulliqit dhe VV-së, po i bën presion për t’u larguar nga vendi i punës.

Haxhiu përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Shpejtim Bulliqi po i bën presion për të hequr dorë nga vendi i punës.

“Si është e mundur të më kerkohet te heq dorë vullnetarisht nga egzistenca ime dhe e fëmijeve te mij”, ka thënë ai.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Të dashur familjar , kolege/ë dhe miq!

Sot nga mëngjesi kam perjetua diçka që është apsurde në një shoqëri e vend demokratik!

Pushteti i ri në Podujevë sot më ka bë presion tërë ditën që unë te heq dorë nga vendi i punës në të cilin jam në bazë të konkursit të rregullt dhe meritave me kontratë pune te përhershme.

Si është e mundur të më kerkohet te heq dorë vullnetarisht nga egzistenca ime dhe e fëmijeve te mij.

A thua kjo qenka siguria dhe barazia e proklamuar e atyre qe e kishin gojen plotë e që sot janë në pushtet ?./gazetametro.net

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme