Kryekuvendari Konjufca takohet me kryeministrin kroat

Prishtinë | 15 Nën 2021 | 13:33 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryekuvendari Glauk Konjufca është takuar me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq, raporton Ekonomia Online.

Nga ky takim mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje. Ndërsa përmes një komunikate për medie, Konjufca me Plenković, diskutoi për marrëdhëniet bilaterale, liberalizimin e vizave, integrimin evropian, shkëmbimet ekonomike, zhvillimet politike në rajon dhe tema të tjera me interes të përbashkët.

Gjatë takimit, i cili u karakterizua nga një frymë shumë miqësore dhe e pajtimit të plotë rreth interesave reciproke të bashkëpunimit, kryetari Glauk Konjufca vlerësoi lart marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale dhe falënderoi kryeministrin Plenković për përkrahjen që shteti kroat i ka dhënë ndër vite Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit. Kryetari Konjufca po ashtu i shprehu mirënjohje të veçantë kryeministrit kroat për kujdesin dhe ndihmën e ofruar me rastin e aksidentit tragjik të autobusit me bashkatdhetarët tanë në Slavonski Brod.

Duke e konsideruar Kroacinë si partner strategjik të vendit tonë, i pari i Kuvendit ritheksoi se fati i popujve të rajonit tonë është i përbashkët dhe se të tilla duhet të jenë edhe qëllimet, prandaj shteti ynë është i përkushtuar për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Kryetari Konjufca nënvizoi se orientim afatgjatë i Republikës së Kosovës mbetet perspektiva evropiane dhe anëtarësimi në NATO e organizata tjera ndërkombëtare.

Kryeministri kroat, Andrej Plenković konfirmoi mbështetjen e palëkundur të Kroacisë në rrugën e integrimit euro-atlantik të Kosovës, si dhe përkrahjen për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin e shtetit tonë në organizata ndërkombëtare.​

No description available.
No description available.

Të ngjashme