Kryemadhi: Politika t’i kthejë sytë nga Zoti

Prishtinë | 25 Dhj 2018 | 14:39 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, uroi ditën e sotme besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes.

Kryemadhi ka bërë dhe një thirrje për politikën që t’i kthejë sytë nga zoti, pasi një gjë e tillë mund ta ndihmojë që të ecë aty ku duhet, duke i shërbyer qytetarëve.

“Mendoj që dakordësia dhe paqja e politikës do të sillte begati për shqiptarët dhe mendoj që politika duhet ti kthejë sytë nga besimi sepse besimi në Zot do ti japë politikës dhe ndriçimin në rrugën e saj të drejtë që të mos gabojë, por të ecë aty ku duhet, t’u shërbejë qytetarëve të saj”, u shpreh Kryemadhi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme