Ekonomia Online
FUNDIT

“Kryeministër qytetarët nuk të kanë votuar për t’u fshehur, janë në gjendje të rënduar financiare”

“Kryeministër qytetarët nuk të kanë votuar për t’u fshehur, janë në gjendje të rënduar financiare”

Ish-kryetari i Degës së PDK-së në Drenas, Sejdi Hoxha, ka thënë se qytetarët gjatë ditëve të fundit po ballafaqohen me rritje enorme të çmimeve të cilat i konsideron të papërballueshme. Ai ka shtuar se populli i Kosovës asnjëherë nuk ka qënë në një gjendje kaq të rënduar emkonomike. Postimi i plotë i tij: Nuk dijë […]

Ish-kryetari i Degës së PDK-së në Drenas, Sejdi Hoxha, ka thënë se qytetarët gjatë ditëve të fundit po ballafaqohen me rritje enorme të çmimeve të cilat i konsideron të papërballueshme.

Ai ka shtuar se populli i Kosovës asnjëherë nuk ka qënë në një gjendje kaq të rënduar emkonomike.

Postimi i plotë i tij:
Nuk dijë a ka arsye ka më të madhe që Kuvendi i Kosovës të #mblidhet në takim urgjent sesa rritja enorme e çmimeve për qytetaret?

Qytetaret e Kosovës në 24 orët e fundit po ballafaqohen me #rritjen enorme të çmimeve të cilat janë të papërballueshme për familjet e tyre.

Qeveria po heshtë, Kryeministër të kanë votuar mbi #50% të qytetarëve jo për tu #fshehur e për të #heshtur në situata të tilla por për të ndërtuar #politika konkrete dhe #strategji të cilat ndihmojnë qytetaret që produktet ti blejnë me çmime më të lira.

Çmimet janë të #ndryshme nga një market tek tjetri, ku është Autoriteti Kosovar i Konkurrencës? A po i kontrollon çmimet ne treg? A ka ndonjë raport zyrtar të këtij institucioni, apo edhe te institucioneve tjera?

Populli i Kosovës asnjëherë që nga #paslufta nuk ka qenë në gjendje më të rënduar financiare.

Kjo qeveri në vend që ti ndihmoj po i varfëron edhe më tepër duke ndërmarr iniciativa të krijimit të fondeve të ndryshme të cilat nuk janë prioritet për Kosovën.

Kryeministri duhet urgjentisht të krijoj politika #fiskale të cilat ndikojnë në #zvogëlim të çmimeve si dhe rritjen e #pagave në sektorin privat dhe publik, këto veprime janë urgjente të ndodhin.

Të ngjashme