Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, më 26 gusht do të merr pjesë në takimin joformal të kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, i dedikuar për integrimin rajonal që do të mbahet në Durrës të Shqipërisë.
Përkrah kryeministrave të shteteve të rajonit, do të marrin pjesë edhe komesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn dhe kryetari i Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore, Siril Miler, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në takimin në Durrës, nikoqir i të cilit është kryeministri shqiptar Edi Rama, do të mbahen edhe disa sesione pune me tema lidhur me bashkëpunimin rajonal dhe përforcimin e proceseve integruese të Ballkanit Perëndimor.