Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka bërë thirrje që qytetarët britanikë të mos i vizitojnë nënat në Ditën Ndërkombëtare të Kujdesit ndaj Nënave, që shënohet pikërisht sot.
Ai përmes një postimi në Twitter ka kërkuar që të gjithë njerëzit duhet ta parandalojnë përhapjen e koronavirusit dhe mënyrë për këtë është ndërprerja e vizitave familjare.
“Ju mund të keni dëshirë ta shihni nënën tuaj sot, por mendoni për të gjitha nënat e tjera. Mos i rrezikoni ato. Të gjithë duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe ta ndalin përhapjen e Coronavirusit”, thuhet në postimin e shefit të qeverisë britanike.
Njerëzit këshillohen që në vend të takimeve të drejtpërdrejta me nënat, të kontaktojnë me to përmes telefonit dhe rrjeteve sociale, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
Në veçanti, në postimin e kryeministrit britanik bëhet thirrje për mbrojtjen e nënave që janë mbi moshën 70-vjeçare, të atyre që vuajnë nga sëmundje kronike, të nënave shtatzëna dhe të atyre që kanë sistem imunitar të dobësuar.
Ndryshe, 240 persona kanë vdekur dhe mbi pesë mijë janë infektuar me koronavirus deri më tani në Britaninë e Madhe, sipas faqes “Worldometers”.