Shefi i Qeverisë, Ramush Haradinaj përsëri ka dalë kundër shkëmbimit të territoreve dhe ndarjes së Kosovës. Ka thënë se është kundër ideve të tilla.
Madje, sipas tij, Serbia duhet ta njohë Kosovën e jo të hapen tema të tilla.
“E dimë që nga kufijtë më të dëmtuar në Ballkan janë shqiptarët, nga kufijtë ekzistuese realisht, sepse jetojmë në shtete të ndryshme të ndarë. Me shumë mund është arritur një gjendje e tashme e kufijve. Kosova i ka kufijtë e vetë, territorin e vetë dhe jam kundër këtyre ideve”, ka thënë Haradinaj, në një intervistë për Top Channel.
“Fakti që pesëshja s’na ka njohur e bën më të vështirë marrëdhënien tonë me BE. Dalja nga gjendja e sotme do të ishte sikur 5-tshja e BE të na njihte ose sikur të përmbyllet dialogu me Serbinë me njohje reciproke. Besoj se ka ardhur koha për njohje reciproke me Serbinë”, ka shtuar ai.