Kryeministri Haradinaj: Ligjet për arsim janë vonuar

Prishtinë | 26 Tet 2017 | 14:12 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, meqë rast u takua me rektorin, Marian Dema dhe me 13 dekanët e fakulteteve të këtij universitetit.

Haradianj si kryeministri i parë që ka vizituar Rektoratin, ka thënë se gjendja e arsimit duhet të përmirësohet, sipas tij çështjet ligjore për arsim janë vonuar, raporton Ekonomia Online

“Në arsimin e lartë janë qëllimi  ynë por ne nuk e mohojmë çdo situatë dhe të arritur  por qëllimi është ti avancojmë  parametrat dhe të kemi parametra për studentët dhe përparësitë e mijë të vetme janë implementimi dhe ne vijmë të ofrojmë këtë përkrahje si kapacitet implementues për universitetin e Prishtinës, rektorin dhe studentët”.

“Edhe sot e shprehëm se ne besojmë fuqishëm se pa ndryshim të up nuk ka ndryshme në arsim në Kosovë, arsyeja pse jemi vonuar është sepse jemi në proces të plotësimit me norma dhe infrastrukturë ligjore që ka munguar dhe inspektoratit i punës na i ka vështirësuar dhe shumë shpejt ka me dal”, ka thënë ai.

Haradinaj ka folur edhe për ministritë përkatëse të cilat merrem me çështjen e arsimit. Ai ka përmendur në këtë mes edhe ministrinë e Inovacionit.

“Na kemi një traditë të marrëveshjeve por kemi shumë punë universitet e shpërndara kanë vakum ministria e inovacionit ka për qëllim nxis të arriturat inovative  dhe nuk mund të hyjë në çështjet e arsimit”, ka thënë ai.

Ndërkaq, rektori Marjan Demaj tha  se brenda 10 viteve UP-ja do të bëhet elitar dhe janë të përkushtuar në zbatimin e planit.

“Universiteti i Prishtinës ka qenë faktor kyç në të gjitha zhvillimet që kanë ndodhë në Kosovë para dhe pas luftës. Andaj, të jemi të gjithë të bindur që pa ndryshim të Universitetit të Prishtinës, nuk ka ndryshim të Kosovës, dhe ne kemi entuziazëm për ta bërë këtë ndryshim”, tha Dema.

Më tej, Rektori i UP-së shprehi vullnetin e tij për një bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë dhe të gjitha institucionet vartëse, që së bashku t’i kalojnë sfidat me të cilat po përballet Universiteti më i rëndësishëm i arsimit të lartë në vendi, e kështu t’i ofrojnë ambient edhe më të mirë për studim fëmijëve tanë.

Të ngjashme