Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës zyrtare në ShBA, ka takuar Kryeshefin Ekzekutiv të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Brock Bierman.
Me këtë rast, kryeministri Haradinaj, e ka falënderuar kryeshefin e MCC-së, për kontributin e gjithanshëm që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për popullin dhe shtetin e Kosovës.
“Populli i Kosovës do të jetë përherë mirënjohës për ndihmën që SHBA-të kanë dhënë për Kosovën”, tha kryeministri Haradinaj, i cili njëkohësisht e njoftoi kryeshefin Bierman për të arriturat e konsolidimit të shtetit.
Ndërkaq, Bierman gjatë bisedës me kryeministrin Haradinaj, vlerësoi përkushtimin e Qeverisë së tij në përmbushjen e agjendës shtetërore.
Programi i MCC-së për Kosovën, përkrahë përpjekjet e Qeverisë për të ulur shpenzimet e energjisë në ekonomi familjare dhe biznese, dhe për të përmirësuar transparencën dhe llogaridhënien me përqendrim në reformat institucionale dhe të politikave.