Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në fund të vizitës së parë zyrtare në Shqipëri, ka takuar dhe Princin Leka Zogu II.
Haradinaj i ka shprehur mirënjohjen Princit shqiptar dhe bashkëshortes së tij, Elia, për kontributin e tyre për shqiptarët dhe çështjen kombëtare. “Kjo vizitë është një traditë që buron nga ndjenja që kemi për atdheun”, u shpreh kryeministri kosovar.
Nga ana e tij, Leka II tha se shqiptarët duhet të jenë krenarë që e kanë një kryeministër që po i shërben Kosovës me dinjitet dhe po punon për çështjen kombëtare.
“Uroj qe të keni sukses në detyrën tuaj, jam dhe do të jem gjithmonë mbështetës i juaji”, u shpreh ai.