Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti pati sot një bashkëbisedim me drejtuesit e Këshillit Atlantik (Atlantic Council), të cilët i njoftoi për prioritet e Qeverisë së Kosovës, sidomos për menaxhimin e pandemisë Covid 19 dhe pakon e rimëkëmbjes ekonomike.
Në këtë bashkëbisedim përmbajtësor, Kryeministri Hoti ritheksoi përkushtimin e plotë të Republikës së Kosovës për bashkëpunimin rajonal, si dhe për integrimet euroatlantike të Ballkanit Perëndimor.