Gjatë vizitës në Fiona’s Music Center, kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, dëgjoi një interpretim të Ertit në piano, dhe u shpreh i kënaqur që kjo kulturë muzikore është duke u zhvilluar shumë tek të rinjtë tanë.
“Një grua në biznes nuk ka për të qenë sfidë, në kuadër të pakos së rimëkëmbjes kemi fondim e veçantë për gratë në biznes dhe të gjitha gratë duhet të aplikojnë përmes një konkursi të rregullt dhe transparent”, tha midis tjerash Kryeministri Hoti.
Kryeministri Hoti theksoi se, bizneset në fushën e artit dhe kulturës, janë të rëndesishme për zhvillimin e shoqërisë sonë.
Në kuadër të takimeve me biznese, Kryeministri Hoti vizitoi Maden Group, studio e arkitekturës dhe dizajnit.
“I lumtur që shoh shumë arkitektë në këtë studio që ka fituar shumë çmime ndërkombëtare. Arkitektura është art në vete dhe si të tillë duhet ta kultivojmë sa më shumë tek të rinjtë. Shoqatat e arkitekturës i shohum sikur aleatë të qeverisë dhe do t’i përkrahim për çdo nevojë të tyre”, theksoi Kryeministri Hoti.
Kryeministri Hoti theksoi se, plani ynë është që çdo i ri që përfundon fakultetin t’i mundësohet praktika e punës dhe këtë e bëjmë vetëm përmes koordinimit dhe bashkëpunimit me kompanitë e arkitekturës.
Do të ndihmojmë arkitekurën për kushtet e tregut brenda dhe jashtë vendit dhe të përkrahim shoqatat.