Dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës i lehtësuar nga Bashkimi Evropian pritet të rifillojë të enjten në Bruksel, raporton REL. Thuhet se 25 qershori është caktuar nga Lajçak, por nga zyra e kryeministrit thonë se Hoti shkon në Bruksel për vizitë bilaterale, jo për dialog.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të shkojë te enjten në Bruksel, por në vizitë bilaterale, jo për dialog, thonë burime të gazetës.
Vizita e Hotit në Bruksel organizohet dy ditë para takimit në mes të Kosovës e Serbisë në Shtëpinë e Bardhë me ndërmjetësimin amerikan.
Ndërkohē përfaqësuesi i posaçëm BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak ka qëndruar në Prishtinë dhe sot po qëndron në Beograd.
Lajçak tha në Prishtinë javën e kaluar se ai i dinte datat e dialogut, por se ai do t’i bënte publike ato pas konsultimit me palët. Lajçak të hënën po qëndron në Beograd ku është planifikuar të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq