Kryeministri Hoti uron kryeministrin e ri të Kroacisë, Andrej Plenkoviq

Prishtinë | 24 Kor 2020 | 13:27 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti i ka dërguar një telegram urimi kryeministrit të porsazgjedhur të Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Ky është telegrami i urimit i kryeministrit Hoti:

Shkëlqesisë së Tij, z. Andrej Plenković

Kryeministër i Republikës së Kroacisë

Telegram urimi

I nderuari Kryeministër Plenković,

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe në emrin tim, ju shpreh urimet më të sinqerta për fitoren Tuaj dhe HDZ-së në zgjedhjet parlamentare dhe për emërimin Tuaj, Kryeministër i Republikës së Kroacisë.

Fitorja juaj na bën të besojmë se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve tona do të thellohet edhe më shumë, ndërsa Republika e Kroacisë, dhe ju si Kryeministër, do ta mbështesni si përherë Kosovën në rrugën e saj të prosperitetit dhe të integrimeve euroatlantike.

Duke ju dëshiruar suksese të mëtejme, i nderuar Kryeministër, më lejoni t’ju siguroj për ndjenjat e konsideratës sime më të lartë!

Avdullah Hoti

Kryeministër i Republikës së Kosovës

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme