Kryeministri i Federatës së BeH mbahet në SIPA, bleu nga Kina ventilatorë pa cilësi

Prishtinë | 29 Maj 2020 | 15:12 | Nga Ekonomia Online

“Raporti ekspertizës gjeti se ventilatorët e blerë nuk plotësonin as karakteristikat minimale të nevojshme për trajtimin adekuat të pacientëve në repartin e kujdesit intensiv, përfshirë pacientët me COVID-19”, thuhet në deklaratë

Kryeministri i Federatës së Bosnjë e Hercegovinës, Fadil Novaliq, pas marrjes në pyetje për disa orë lidhur me furnizimin e 100 respiratorëve nga Kina për Federatën e BeH-së, është mbajtur në hapësirat e Agjencisë Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje (SIPA), në Sarajevën Lindore.

Përveç Novaliqit, mbrëmë u morën në pyetje dhe u shkarkua Drejtori i Drejtorisë Federale të Mbrojtjes Civile, Fahrudin Solak, si dhe drejtori i kompanisë “Srebrena malina”, Fikret Hoxhiq, përmes së cilës për 10.500.000 marka konvertibile (rreth 5.250.000 euro) Mbrojtja Civile e Federatës së BeH u furnizua me respiratorë. Solak dhe Hoxhiq gjithashtu u mbajtën në zyrat e SIPA-s, kurse sot pritet që SIPA t’i dorëzojë në Prokurorinë BeH-së.

Prokuroria e BeH, siç transmeton AA, mori raportin e ekspertizës në mesin e majit në kuadër të rastit “Respiratorët”.

Në një prononcim të më hershëm të Prokurorisë së BeH theksohet se të gjithë respiratorët në këtë rast ishin gjetur, regjistruar dhe ishte kryer ekspertiza.

“Raporti i ekspertizës gjeti se ventilatorët e blerë nuk plotësonin as karakteristikat minimale të nevojshme për trajtimin adekuat të pacientëve në repartin e kujdesit intensiv, përfshirë pacientët me COVID-19. Prandaj, përdorimi i këtyre ventilatorëve në repartin e kujdesit intensiv nuk rekomandohet”, thuhet në deklaratë.

Të ngjashme