Kurti i pret në takim liderët e partive opozitare

Prishtinë | 08 Nën 2022 | 07:30 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar për sot në takim, tre liderët e opozitës.

Ftesa e Kurtit për opozitarët vjen pas zhvillimeve të fundit në veri.

Në letrën dërguar kreut të PDK-së, Memli Krasniqi, kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe atij të AAK-së, Ramush Haradinaj, thuhet se ata ftohen në takim për të diskutuar për situatën aktuale për shkak të “zhvillimeve të fundit në vend, e sidomos në veri të vendit”.

Të tre liderët opozitarë kanë pranuar ftesën e Kurtit për takim.

Të ngjashme