Kryeministri i Tajlandës nervozohet me gazetarët pas një pyetje, i “dezinfekton” me alkool

Prishtinë | 09 Mar 2021 | 13:08 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Tajlandës, Prayut Chan-ocha të martën ka bërë një veprim të pazakontë si politikan. Pas një konference për media që mbajti në Bangkok, ai iu drejtua gazetarëve duke i dezinfektuar me alkool.

I “nxehur” nga një pyetje për riformatim të mundshëm të kabinetit të tij, kryeministri tajlandez u përgjigj ashpër duke u thënë gazetarëve “të shikojnë punët e tyre” dhe më pas me një sprej alkooli iu drejtua të gjithëve.

Ish-komandanti gjaknxehtë njihet për veprimet e tij të çuditshme.

Në të kaluarën kishte hedhur lëvore bananesh ndaj kameramanëve, ndërsa kishte folur edhe para gazetarëve teksa një reporteri ia përkëdhelte veshin.

Të ngjashme