Kryeministri i Jordanisë jep dorëheqje

Prishtinë | 04 Qer 2018 | 15:39 | Nga

Kryeministri i Jordanisë, Hani Mulki, dha dorëheqje, pas disa ditësh protesta kundër rritjes së taksave ekonomike dhe masave të kursimit.

Sipas disa njoftimeve, Mbreti Abdullah kërkoi nga Omar al-Razzaz, ministër i Arsimit në kabinetin e Mulkit dhe ish-ekonomist i Bankës Botërore, të formojë qeverinë e re.

Ky zhvillim vjen një ditë pasi rreth 3,000 jordanezë u mblodhën pranë zyrës së kryeministrit në Aman, duke kërkuar shkarkimin e tij.

Protestuesit janë zemëruar me një ligj të qeverisë që do të krijonte ligj të ri mbi taksat dhe do të rriste çmimet – masa që mbështeten nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Qeveria tha se ka nevojë për para për të financuar shërbimet publike.

Amani ka bërë përpjekje të bëjë reforma ekonomike që prej marrjes së një kredie prej 723 milionë dollarësh nga Fondi Monetar Ndërkombëtar më 2016.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme