Kryeministri Kurti, ka emëruar Dorotea Deshishku, këshilltare politike për rininë

Prishtinë | 10 Mar 2020 | 11:17 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Kurti, ka emëruar Dorotea Deshishku, këshilltare politike për rininë.

Në një njoftim nga Zyra e Keyministrit është thënë se Dorotea Deshishku ka studiuar biznes dhe filozofi në programin universitar më selektiv në SHBA, Minerva Schools në KGI, ku shkalla e pranimit ishte 2% dhe kishte fituar bursë.

“Nga 2013, Dorotea udhëheqë iniciativën humanitare Project Maat, përmes së cilës ndihmon familjet në varfëri në Kosovë. Ajo është anëtare themeluese e Këshillit Rinor të Ambasadës Amerikane i cili, nga viti 2014, shërben si urë lidhëse midis Ambasadës dhe të rinjve kosovarë, dhe zbatohen zgjidhje për çështjet rinore të vendit përmes projekteve.”, është thënë komunikatë.

Të ngjashme