Teuta Rrusta nga Partia Socialdemokratike ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë gabim kur ka marrë vendimin për targat e paligjshme sepse ka rritur presionin e ndërkombëtarëve për themelimin e Asociacionin.
Teuta Rrusta, anëtarja e Partisë Socialdemokratike ka thënë se duhet t’i qasemi me kujdes edhe t’i përzgjedhim fjalët për çështje të cilat e determinojnë të ardhmen e Kosovës.
Sipas Rustës nëse vendimi i Qeverisë së Kosovës për targat e paligjshme “KM”, ka qenë instrument për ta dinamizuar dialogun ka qenë gabim sepse e “ka prodhuar një kundër-efekt tepër të madh”.
“Afatet që i ka krijuar kryeministri e kanë lënë në hije planin franko-gjerman, edhe i cili është dashur që ta gëzonte këtë vëmendjen dhe përkushtimin ndoshta dhe presion se cila është zgjidhja ma e mirë”, ka deklaruar Rrusta në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini.
Më tej anëtarja e PSD-së e ka sqaruar pse ka qen vendimi për targat e paligjshme “KM” gabim.
“Targat nga momenti që janë bërë problem i sigurisë është rritur presioni për ta themeluar Asociacionin e Komunave me Serbe nga ndërkombëtarët”, ka thënë ajo.
Ajo ka përfunduar duke thënë se instrumentali i targave ka bërë që serbët të bëhen vegla që komandohen nga Serbia.