Marrëveshja për targa nuk po zbatohet, s’ka letërngjitës

Prishtinë | 23 Dhj 2016 | 08:22 | Nga

Policia e Serbisë, në pikëkalimin kufitar në Konçul, ka disa javë që e kanë vendosur njoftimin se si duhet t’u mbulohen me letërngjitës targat e veturave RKS, në kuadër të marrëveshjes së fundit për lëvizje të lirë të arritur në shtator të këtij viti në Bruksel.

Por, kjo marrëveshje me më shumë se një muaj vonesë nuk po fillon të zbatohet, pasi që pala kosovare ende nuk i ka siguruar letërngjitësit, shkruan Zëri.

Në pikëkalimin kufitar në Konçul, në pjesën ku është e vendosur Policia e Serbisë, këta të fundit ka disa javë që e kanë vendosur njoftimin se si duhet t’i mbulohen me letërngjitës targat e veturave RKS, në kuadër të marrëveshjes së fundit për lëvizje të lirë të arritur në muajin shtator të këtij viti në Bruksel.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme