Kryeministri Kurti, krerë të VV-së e familjarë bëjnë homazhe te varri i Arben Xheladinit

Prishtinë | 10 Shk 2024 | 14:45 | Nga Natyra Salihaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Më 10 shkurt të këtij viti janë bërë 17 vjet prej vrasjes së ish-aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mon Balaj e Arben Xheladini, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast, kryeministri Albin Kurti, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, deputetë e familjarë kanë bërë homazhe tek varri i Arben Xheladinit në Dragodan.

Kujtojmë se, Balaj e Xheladini u vranë në protestën e 10 shkurtit të vitit 2007 ku bashkë me mijëra qytetarë të tjerë protestonin kundër Pakos së Ahtisarit.

Të ngjashme