Dendias telefonon Kurtin: Folëm për krizën në veri dhe dialogun e Brukselit

Prishtinë | 14 Jan 2023 | 10:16 | Nga Ekonomia Online

Shefi i diplomacisë greke, Nikos Dendias ka njoftuar se sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti me të cilin kanë biseduar për zhvillimet e fundit në veri dhe për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi zyrtar Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë.

“Ministri i Jashtëm Nikos Dendias ka folur sot në mëngjes me kryeministrin kosovar, Albin Kurti. Diskutimet janë fokusuar në zhvillimet e fundit në veri të Kosovës dhe për dialogun Prishtinë-Beograd”,

thuhet në njoftim.

Të ngjashme