Ish-bashkëpartiaku i kryeministrit Albin Kurti, tani sekretar i Përgjgjirhshëm i PSD-së, Nol Nushi, me ironi ka folur për vizitën e kryeministrit në Norvegji pas dialogut në Bruksel.
Kryeministri pas takimeve që pati në Bruksel me Joseph Borrell, Gabriel Esobar, Miroslav Lajçak e Aleksandar Vuçiq më 17 e 18 gusht, nuk u kthye në Kosovë por iku për në Norvegji, aty ku jeton familja e gruas së tij.
Për këtë, Nol Nushi ka ironizuar me kryeministrin për heshtjen e tij pas takimeve në Bruksel.
“Prej takimi të 18 gushtit në Bruksel, Kryeministri ka shku te familja në Norvegji”, shkruan ai.
“Pra per 6 dite, per negociatat me Serbine ka dite me shume gruaja e Kryeministrit, sesa 52% qe e kane votu”, ironizon ai.
“Tipik ‘lider suprem'”, shkruajti Nushi.