Kryeministri Kurti pret në takim studentët përfitues të skemave të bursave

Prishtinë | 11 Dhj 2025 | 12:42 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministren në detyrë të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe Ministrin në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë pritur sot në Qeveri studentë përfitues të skemave të ndryshme të bursave, përfshirë bursat për studime jashtë vendit në nivelet Bachelor, Master dhe Doktoratë, si dhe përfituesit e bursave të komuniteteve.

Në komunikatë thuhet se Kurti theksoi se investimi në arsim cilësor mbetet një ndër prioritetet kryesore të Qeverisë, duke shprehur besimin se këta të rinj do të jenë kontribues të rëndësishëm në zhvillimin profesional dhe shoqëror të vendit pas përfundimit të studimeve.

Ministrja Nagavci theksoi se skemat mbështetëse për studentët përfaqësojnë investim të drejtpërdrejtë në kapitalin njerëzor të Kosovës.

“Në vijim rikujtoi se gjatë pesë viteve të fundit MAShTI ka zgjeruar ndjeshëm skemat e bursave, si për studentët brenda vendit ashtu edhe për ata që studiojnë jashtë dhe theksoi përkushtimin për të vazhduar punën drejt rritjes së cilësisë në arsim dhe zgjerimit të mundësive për studentët”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme