Hatërmbetjet dhe armiqësitë ndërmjet kryeministrit Kurti dhe atij të shtetit shqiptar Edi Rama duket se nuk janë tejkaluar as në ditën e çlirimit të Kosovës.
Kryetari i Qeverisë së Shqipërisë, do të qëndrojë sot për një vizitë në Prishtinë, mirëpo mungon në agjendën zyrtare ndonjë takim më të parin ë Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti. Ai do të pritet nga presidentja e vendit Vjosa Omani, do të marrë pjesë në konference të organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me temë, “Rugova dhe Perëndimi” si dhe në fund është paraparë një vizitë në Komunë ne Prishtinës, ku do t’i ndahet “Çelësi i Qytetit”, nga kryetari Përparim Rama.
Ndërkaq, kryeministri Kurti do ta pres ish-kryeministrin britanik, Tony Blair, si dhe të marr pjesë në shumë aktivitete për nder të ditës së çlirimit, fillimisht në një konferencë të organizuar nga ASHAK-u, me temë “Një çerek shekulli shtetndërtim, sfida dhe arritje- qasje multidisiplinare” e deri tek shënimi i 146- vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, mirëpo që nuk figuron asnjë takim i paraparë më përfaqësuesin e shtetit shqiptar.
Mbetet e paqartë arsyeja se pse mungon një takim i tillë. Kur kryeministri Rama e kishte vizituar Kosovën me qëllim për të diskutuar projektet për Procesin e Berlinit, Kurti kishte refuzuar ta takonte më arsyetimin mbi dallimet që kanë për shumë tema, sikur ajo për Ballkanin e Hapur, dialogun me Serbinë, tensionet në veri etj etj. Ndërkohë herën e fundit kur ata ishin parë duke komunikuar së bashku në sytë e publikut ishte në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe të BE-së në Samitin e Kotorit në Mal të Zi. Dhe vëmendjen në margjinat e samitit të Kotorit e kishte tërhequr edhe një takim i ftohtë mes kryeministrit Rama dhe Albin Kurtit.