Qeveria e Kosovës e ka shkarkuar Fidaim Sahitin, drejtorin e Shërbimit Gjeologjik të Kosovës, të emëruar në këtë detyrë më 22 janar.
Sahiti ishte emëruar shef i ShGjK-së me vendim të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.
Mandati i Sahitit, shkarkimi i të cilit do të shqyrtohet në mbledhjen e 52-të të Qeverisë Kurti, është tri vjet i gjatë.