Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, i ka dërguar një telegram ngushëllimi kryeministrit italian, Matteo Renzi, pas tërmetit të fuqishëm që goditi Italinë Qendrore, duke shkaktuar pasoja të rënda në njerëz.
Në emër të Qeverisë dhe të popullit të Kosovës, kryeministri Mustafa, i ka shprehur solidaritetin dhe ngushëllimet më të sinqerta Qeverisë, popullit italian dhe familjarëve të viktimave të kësaj fatkeqësie të rëndë natyrore.
“Qeveria dhe populli i Kosovës bashkëndien dhembjen dhe pikëllimin në këto momente të rënda për popullin dhe shtetin mik Italinë”, thuhet ndër të tjera, në telegramin e kryeministrit Mustafa.