Kryeministri në largim, Isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Klaiqi.
Mustafa, gazetarin Klaiqi e përshkruan si një njeri modest në sjellje, i çiltër e shumë i thellë dhe përmbajtjesor në mendime.
Ky është postimi i plotë në Facebook:
“Më pikëlloi shumë lajmi për ndarjen nga jeta të gazetarit të respektuar Ganimet Klaiqi.
Kam pas nderin ta njoh dhe të zhvillojë biseda me Ganimetin, kryesisht gjatë punës në Komunën e Prishtinës.
I çiltër, modest në sjellje, e shumë i thellë dhe përmbajtjesor në mendime.
Ngushëllimet më të sinqerta Familjes së nderuar Klaiqi.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”.