Që kur ka marrë detyrën e kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj pothuajse çdo vikend e ka kaluar duke u marrë me aktivitetet e tij zyrtare.
E këtë të diel, ai ka pasur në agjendë dida tubime partiake në rajonin e Dukagjinit. Por, ai ka gjetur pak kohë ta kalojë me familjen e tij në fshatin Gllogjan të Deçanit.
Për këtë ka njoftuar deputeti Daut Haradinaj, i cili ka publikuar një fotografi me vëllain e tij kryeministër dhe nipin e tyre nga shtëpia në Gllogjan.
“E diela në katun”, ka shkruar në fotografinë e publikuar Daut Haradinaj.