Qeveria e Kosovës ka 21 ministra, 5 zëvendëskryeministra dhe rreth 70 zëvendësministra (ky numër kurrë nuk është saktësuar nga Qeveria).
Numri enorm, sidomos i zëvendësministrave, është kritikuar gjerësisht nga opinioni publik; madje kjo është bërë një temë anektodash. Si për ta vërtetuar këtë, sot është përkujdesur dhe vetë shefi i Qeverisë, i cili nuk e ka njohur njërin nga zëvendësministrat e tij, i cili po merrte pjesë në mbledhjen e rregullt të Qeverisë.
“Cili zëvendësministër je ti?”, i është drejtuar Haradinaj, zv.ministrit të Ministrisë së Financave, para se t’ia jepte fjalën, raporton Ekonomia Online.
“Mustafë Grainca”, është prezantuar zv.ministri, i cili mbase po fliste për herë të parë me shefin që prej 7 muajsh, kur kjo qeveri e ka marrë detyrën.
Numri prej rreth 70 zëvendësministrave i kushton buxhetit të Kosovës më shumë se 80 mijë euro në muaj vetëm për paga, pa llogaritur këtu shpëenzimet e tjera si për vetura, telefon, asistente etj.