Kryeministri Rama anulon takimin me Haradinajn

Prishtinë | 30 Qer 2020 | 10:55 | Nga Hasan Hoti

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka anuluar takimin e paraparë të mbajë me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj në vazhdën e takimeve të tij me liderët politik të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ky takim ishte paraparë të zhvillohej në orën 11:00 në selinë e AAK-së.

Anulimi i takimit vjen pas deklaratës së Haradinajt i cili refuzoi takimin me kryeministrin e Shqipërisë.

“Është e pamundur me u takua i padituri me paditësin. Kjo s’ka kurrfarë logjike. Nuk ndihem mirë që si i paditur të takohem me askënd e as me zotin Edi Rama”, ishte përgjigja e Haradinajt mbrëmë në një televizion pas pyetjes nëse do të pranonte takimin me Ramën.

Të ngjashme