Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka pranuar urim për zgjedhjen e tij në krye të Qeverisë së Kosovës nga Kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Miroslav Cerar.
Në letrën e urimit thuhet:
Shkëlqesia Juaj,
Ju lutem pranonin urimet e mia me rastin e zgjedhjes suaj si Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe ju uroj suksese në ushtrimin e detyrës suaj të re.
Gjithashtu, shfrytëzoj këtë rast të shpreh dëshirën dhe besimin e palëkundur se marrëdhëniet miqësore dhe partneriteti mes Republikës së Sllovenisë dhe Republikës së Kosovës do të vazhdojnë të forcohen edhe më tej në interes të dy popujve tanë.
Sllovenia i kushton vëmendje të veçantë marrëdhënieve me vendet e Evropës Juglindore, duke ndjekur me kujdes të veçantë progresin e tyre drejt integrimit europian. Ju siguroj se Kosova mund të vazhdojë të llogarisë në mbështetjen dhe ndihmën e plotë të Sllovenisë në këtë drejtim.
Ju uroj sukses dhe mirëpres bashkëpunimin e ardhshëm mes nesh.
Ju lutem, Shkëlqesia Juaj, pranoni konsideratat e mia më të larta.