Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy ka thënë se zgjedhjet rajonale muajin tjetër në Kataloni do të ndihmojnë në përfundimin e “krimeve separatiste” në rajonin verilindor.
Rajoy ka vizituar Kataloninë për herë të parë prej kur vuri rregull direkt në rajonin verilindor dy javë më parë.
Duke mbrojtur vendimin e tij në Barcelonë, ai tha se ai kishte “përdorur të gjitha rrugët” pas shpalljes së njëanshme të pavarësisë nga qeveria katalanase muajin e kaluar.
Rreth 750 000 persona protestuan të shtunën në Barcelonë kundër arrestimeve, thuhet sipas policisë lokale.