Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thirrur për sot konferencë për media.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Qeveria.
Në njoftim thuhet se Hoti do të flasë nga ndërtesa e Qeverisë sot në ora 09:30.
“Kryeministri Avdullah Hoti mban konferencë për media. Ndërtesa e Qeverisë KOHA: 09:30”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.
Në njoftim nuk është bërë e ditur tema për të cilën do të flasë sot Hoti para gazetarëve.