Kryeministri turk: Turqia është mjaft e fuqishme të neutralizojë çdo kërcënim

Prishtinë | 02 Gus 2017 | 13:06 | Nga

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, theksoi sot në Ankara se vendi i tij është mjaft i fuqishëm që të neutralizojë çdo kërcënim, raporton AA.

Anëtarët e Këshillit të Lartë Ushtarak të Turqisë të kryesuar nga kryeministri Binali Yildirim para takimit të sotëm të Këshillit vizituan mauzoleun e Ataturkut në Ankara.

Yildirim së bashku me anëtarët e YAS-it vendosën kurorë lulesh duke i shprehur nderime presidentit të parë të Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk. Kryeministri turk në librin e veçantë shkroi se vendi vazhdon ekzistimin e tij në formë të ishullit të stabilitetit.

“Në rajonin i cili përfshihet në kriza, falë vetëdijes së popullit tonë, shteti ynë vazhdon ekzistencën e tij në formë të një ishulli të stabilitetit. Shteti ynë është mjaft i fuqishëm që të neutralizojë çdo kërcenim të drejtuar kundër tij”, shkroi Yildirim.

Ai përkujtoi edhe tentativën për grusht shteti të 15 korrikut të vitit të kaluar, të cilin tentuan ta kryejnë ushtarakët besnikë të organizatës terroriste FETO, duke theksuar rolin e rëndësishëm të qytetarëve të cilët atë mbrëmje duke dalë në rrugë parandaluan shembjen e rendit kushtetues dhe përmbysjen e pushtetit legjitim.

Delegacionin e përbënin kryeshefi i Shtatmadhorisë së Turqisë, Hulusi Akar, zëvendëskryeministrat Bekir Bozdag, Mehmet Simsek, Fikri Isik, Recep Akdag dhe Hakan Cavusoglu, si dhe ministri i Drejtësisë, Abdulhamit Gul, ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Cavusoglu, ministri i Punëve të Brendshme, Suleyman Soylu, ministri i Mbrojtjes, Nurettin Canikli, komandanti i Forcave Tokësore turke, Salih Zeki Colak, komandanti i Forcave Detare turke, Bulent Bostanoglu dhe komandanti i Forcave Ajrore, Abidin Unal.

Pas vizitës në mauzoleun e Ataturkut, anëtarët e delegacionit u bashkuan në mbledhjen e Këshillit të Lartë Ushtarak, i kryesuar nga kryeministri Yildirim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme