Kryeministrja finlandeze vendos të martohet pas 16 vitesh bashkëjetesë

Prishtinë | 03 Gus 2020 | 19:21 | Nga Ekonomia Online

Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin, u përfol në mediat botërore për shkak të moshës së re, 34 vjeçe, si drejtuese e një vendi dhe ndërtimit të një kabineti përgjithësisht me femra.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka ndarë me publikun disa foto nga martesa e saj.

“Ajo është martuar me personin që ka ndarë 16 vite të jetës së saj”.

“Sanna dhe Markus, prindër të një vajze dy vjeç e gjysmë, u martuan në rezidencën zyrtare të kryeministrit, në prani të familjes dhe miqve më të ngushtë”, thuhet në njoftimin e kabinetit të saj.

Ndërkohë që 34 vjeçarja ka postuar në “Instagram” një foto ku shfaqej me një fustan të bardhë, tufë lulesh në dorë, me bashkëshortin e saj, Markus Raikkonen.

Social-demokratja Sanna Marin u zgjodh në dhjetor të vitit të kaluar si kryeministre e Finlandës, në moshën 34 vjeçe.

https://www.instagram.com/p/CDYooLZD6vz/?utm_source=ig_web_copy_link

Të ngjashme