Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka mbërritur sot i pari në seancë plenare, por edhe përkundër njoftimit të deputetëve ata si gjithëherë janë treguar dembelë dhe nuk janë paraqitur me kohë në seancë.
Kjo nuk është hera e parë që deputetët kosovarë nuk paraqiten me kohë në seancat e Kuvendit të Kosovës, por edhe gjatë seancave shumicën e kohës e kalojnë duke qëndruar në bufe.