AAK-ja s’do të marrë pjesë në seancën e thirrur nga opozita

Prishtinë | 05 Sht 2018 | 18:55 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) s’do të jenë pjesë e seancës së thirrur nga partitë opozitare e që pritet të nisë në orën 19:30.

Kështu ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, para gazetarëve në hollin e Kuvendit.

“Nuk do të jemi pjesë e seancës të ftuar nga opozita për të folur për individët”.

Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj ka konfirmuar se Lista Serbe është një ndër fajtorët pse ka dështuar seanca për votimin e ekipit negociator të udhëhequr nga Fatmir Limaj.

“Është bojkotuar një nismë e Qeverisë për krijimin e një ekipi ka qenë kërkesë e vazhdueshme e opozitës ka mundur që kjo në paketë të votohej edhe ekipi i unitetit edhe rezoluta, por duket se kanë dalë interesa kjo është arsyeja që nuk do të marrim pjesë në seancën e jashtëzakonshme”.

“Duke që ka hezituar edhe Lista Serbe ne nuk besojmë që ka dështuar. Ne jemi të bindur që ekipi i unitetit do të votohet, besojmë që edhe opozita do të votojë”.

Të ngjashme