Kryeprokurori i Prizrenit fton qytetarët që të bashkëpunojnë për kapjen e grabitësve të argjendarisë në Suharekë

Prishtinë | 22 Nën 2023 | 19:06 | Nga Ekonomia Online

Kryeprokurori i Prizrenit Admir Shala, në një prononcim për Klan Kosova ka kërkuar nga qytetarët që të bashkëpunojnë me organet e rendit e të drejtësisë, për të indentifikuar dhe vënë para drejtësisë anëtarët e grupit që kryen grabitje të armatosur gjatë ditës së sotme, në një nga argjendaritë në Suharekë.

“Njësitet përkatëse policore janë në vendin e ngjarjes dhe po i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, tha Shala për Klan Kosova.

Të mërkurën në Suharekë, u plagos një zyrtar policor dhe një tjetër u lëndua gjatë shkëmbimit të zjarrit me një grup të armatosur, që kishin kryer grabitje në një argjendari.

Ata arritën të ikin nga vendi i ngjarjes dhe janë në kërkim policor.

Të ngjashme